Aktualitet

I shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për mashtrim dhe vjedhje.

13 Nëntor 2025, 09:07 Nga E.d
I shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet
Foto ilustruse

KORÇË- Polia ka arrestuar një 48-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për mashtrim dhe vjedhje. 48-vjeçari, banues në Korçë fshihej në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4 të qytetit. Ai kishte shfrytëzuar njohjet e tij familjare dhe shoqërore dhe u kishte marrë shuma të ndryshme parash gjashtë personave, me pretendime të rreme.

Policia zbuloi se 48-vjeçari kishte hyrë në ambientet e një restoranti nga ku kishte vjedhur 70.000 lekë nga arka e lokalit dhe më pas ishte larguar. Ai është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po hetion më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Mashtrimi”, duke vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur më parë në kërkim për vepra penale të mashtrimit dhe vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin J. M., 48 vjeç, banues në Korçë, i cili fshihej në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4 të qytetit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pas kallëzimeve të bëra më datë 21.10.2025, nga gjashtë qytetarë, të cilët kanë deklaruar se janë mashtruar prej tij. Sipas kallëzuesve, J. M., duke shfrytëzuar njohjet e tij familjare dhe shoqërore, u kishte marrë shuma të ndryshme parash me pretendime të rreme. Hetimet zbuluan gjithashtu se më datë 08.11.2025, i njëjti shtetas kishte hyrë në ambientet e një restoranti në lagjen nr. 7 të Korçës, nga ku kishte vjedhur 70.000 lekë nga arka e lokalit dhe më pas ishte larguar./Dosja.al

korçë policia 48-vjeçari

Sondazh

Poll