Politike

"Të paktën unë jam burrë në të gjitha drejtimet", plas keq mes Nokës dhe ministrit Vëngu: Me ligjin që miratuat, ju se dini kujt gjinie i përkisni...

Gjatë fjalës së tyre në raportimin e Komisionit Parlamentar për projektbuxhetin e vitit 2026, demokrati e akuzoi ministrin se po e interpreton realitetin në mënyrë të shtrembëruar dhe se po sulmonte ish-qeverinë e PD-së, duke theksuar se ishte ajo që e futi Shqipërinë në NATO.

12 Nëntor 2025, 12:31 Nga M.L
"Të paktën unë jam burrë në të gjitha
Foto ilustruese

TIRANA- Debate të forta ka pasur sot në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku protagonist ishte Sekretari i Përjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili u përplas me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu. Gjatë fjalës së tyre në raportimin e Komisionit Parlamentar për projektbuxhetin e vitit 2026, demokrati e akuzoi ministrin se po e interpreton realitetin në mënyrë të shtrembëruar dhe se po sulmonte ish-qeverinë e PD-së, duke theksuar se ishte ajo që e futi Shqipërinë në NATO.

“Po e sheh realitetin me syze rozë”, iu drejtua Noka ministrit.

Në replikë, Pirro Vëngu tha se përgjigjet nuk i shihte me “syze rozë”, por me syze të zakonshme.

“Nuk jam me syze rozë, por vetëm me syze”, u shpreh ministri.

Pas komenti, Noka reagoi me tone të lartë duke theksuar: “jam burrë në të gjitha drejtimet”. Ai vijoi duke shtuar se "me atë ligjin që ju kaluat, unë nuk e di kujt i përkisni. Ndërsa unë njihem si burrë. Në çdo aspekt mbahen për burrë".

Replikat mes të dyve vijuan edhe më tepër, kur Vëngu e akuzoi Nokën se po fliste lidhjen, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se karriera e ministrit ishte “e ndryshuar nga kartelet”.

debate flamur noka pirro vengu

Sondazh

Poll