Politike

"Atentati ndodhi në zonën më të sigurt", Balliu përplaset keq me Ministrin e Mbrojtjes: Sigurinë ia dhatë kompanisë fiktive të mikut të Ramës

Balliu denoncoi dhënien e tenderëve kompanisë TIMAK Defence, e cila sipas tij është themeluar nga persona pranë Edi Ramës dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërsa më pas aksionet janë shitur për vetëm 450 euro tek miku i Ramës, Ron Yeffet.

12 Nëntor 2025, 12:50 Nga M.L
"Atentati ndodhi në zonën më të sigurt", Balliu
Klevis Balliu

TIRANA- Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti demokrat dhe nënkryetari i komisionit, Klevis Balliu, zhvilloi një përplasje të ashpër me Ministrin e Mbrojtjes, duke akuzuar qeverinë se ka dorëzuar sigurinë kombëtare në duart e kompanive fiktive të lidhura me pushtetin.

Balliu denoncoi dhënien e tenderëve kompanisë TIMAK Defence, e cila sipas tij është themeluar nga persona pranë Edi Ramës dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërsa më pas aksionet janë shitur për vetëm 450 euro tek miku i Ramës, Ron Yeffet.

“Si mund të lejoni që një kompani fiktive, pa buxhet dhe pa kapacitete reale, të merret me çështje që lidhen me prodhimin e armëve dhe sigurinë kombëtare? Kjo nuk është punë për shtetin, por për vjedhjen e tij,” deklaroi Balliu.

Deputeti demokrat theksoi se ndërsa ministria flet për siguri, në realitet “siguria është lënë në duart e mafies”. Ai kujtoi se “pas daljes së ministres së Brendshme nga komisioni ndodhi atentati në aeroport – në zonën që qeveria e quan më të sigurt”.

Në mbyllje, Balliu akuzoi qeverinë se “ka kthyer Portin e Durrësit në pikën më të madhe të pastrimit të parave” dhe kërkoi që institucionet e drejtësisë të hetojnë urgjentisht lidhjet dhe tenderët e TIMAK Defence.

klevis balliu ministri pirro vengu

Sondazh

Poll