Politike

Rama mbledh në Kryeministri ambasadorët e vendeve të BE, të pranishme Spiropali dhe Pirdeni

Mësohet se në takim ka marrë pjesë dhe Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend Silvio Gonzato. 

12 Nëntor 2025, 11:21 Nga I.A
Rama mbledh në Kryeministri ambasadorët e vendeve të BE, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takimin Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në kryeministri. Mësohet se në takim ka marrë pjesë dhe Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend Silvio Gonzato. 

Ndërkohë që nga qeveria shqiptare, ka qenë Rama bashkë me Ministren e Jashtme Elisa Spiropali si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin Adea Pirdeni. 

Ende nuk dihen shkaqet e këtij takimi, por ka ardhur vetëm një javë pasi Komisioni Evropian ka publikuar progres-raportin për vitin 2025./Dosja.al

edi rama silvio gonzato adea pirdeni elisa spiropali

Sondazh

Poll