Sport

Kaos në Nigeri, bonuse të papaguara! Lojtarët bojkotojnë stërvitjen para ndeshjes...

Futbollistët nigerianë protestojnë kundër bonuseve të papaguara.

12 Nëntor 2025, 13:00 Nga DOSJA

Kaos në Nigeri, bonuse të papaguara! Lojtarët bojkotojnë

NIGERI - Më 13 nëntor, Nigeria do të luajë gjysmëfinalen e play-off të Kupës së Botës kundër Gabonit. 

“Super Eagles”, të cilët përfunduan të dytët në Grupin C pas Afrikës së Jugut, kanë objektivin e tyre të qartë për të arritur në finalen e së dielës, më 16 nëntor, kundër Kamerunit ose Republikës Demokratike të Kongos.

Fituesi i finales do të luajë më pas në play-off-et ndërkontinentale në mars, ku do të marrin pjesë ekipe kombëtare nga çdo kontinent përveç Evropës.

Megjithatë, atmosfera te Nigeria nuk është aspak pozitive, me skuadrën që bojkotoi stërvitjen të hënën, siç raportohet nga Foot Mercato. Arsyeja? Bonuse të papaguara.

Protestë kundër premtimeve të pambajtur

Të gjithë lojtarët e thirrur, përfshirë Okoye (Udinese), Lookman (Atalanta) dhe të njohur të vjetër të Serie A si Osimhen - tani te Galatasaray - dhe Chukwueze, bojkotuan stërvitjen së bashku me stafin e trajnerëve.

Protesta u nxit nga bonuset e papaguara, të cilat kanë qenë të pazgjidhura prej muajsh. Kjo nuk është një situatë e re brenda ekipit kombëtar nigerian dhe mund të rrezikojë përgatitjet e tyre në një moment kyç.

Rasti Iwobi

Për më tepër, duhet të merret në konsideratë edhe rasti Iwobi. Lojtari i Fulham postoi një video në Snapchat në të cilën tallte hotelin ku po qëndronte ekipi kombëtar në Rabat, vendi ku do të zhvillohej ndeshja kundër Gabonit.

Një gjest që nuk u pëlqeu tifozëve marokenë, të cilët më pas u përpoqën ta sqaronin situatën duke e quajtur thjesht një keqkuptim.

Një ngjarje që, e kombinuar me bojkotin e së hënës, sigurisht që nuk ndihmon në ruajtjen e paqes në Nigeri një ditë para një ndeshjeje vendimtare për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës të radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll