Sport

Dzeko i bashkohet Bonjës me një fluturim me ‘low cost’, por më pas tërbohet nga një video: "Pse po më filmoni?"...

Sulmuesi i Fiorentinës zgjodhi Ryan Air për të fluturuar drejt Sarajevës.

12 Nëntor 2025, 10:30 Nga DOSJA

Dzeko i bashkohet Bonjës me një fluturim me ‘low cost’,

ITALI - Edin Dzeko vazhdon të surprizojë. Kapiteni i Bosnjë-Hercegovinës, i sapo larguar nga ndeshja e fundit e Fiorentinës në ligë kundër Genoas, mbërriti në kampin stërvitor të ekipit kombëtar të Bosnjës duke shfaqur një ndjenjë të jashtëzakonshme normaliteti. 

Pas një shkëmbimi emocionesh pas ndeshjes me Daniele De Rossin, Dzeko u largua nga Genoa me makinë me një mik, duke u drejtuar për në Bergamo. Atje ai ka marrë një aeroplan me kosto të ulët për të arritur në kampin stërvitor në Bosnjë.

Dzeko mori një fluturim të Ryanair për në Sarajevë, duke hequr dorë nga çdo luks dhe duke zgjedhur një opsion me kosto të ulët për t'u bashkuar me shokët e tij të ekipit përpara ndeshjeve vendimtare kualifikuese të Kupës së Botës. Një gjest modest që nuk kaloi pa u vënë re, veçanërisht duke pasur parasysh se shumë nga kolegët e tij preferojnë avionë privatë.

Dzeko i zemëruar me një tifoz: arsyeja?

Ndërkohë, një video e disa ditëve më parë në aeroport është bërë virale: sulmuesi ishte i pakënaqur me qëndrimin e një tifozi që po e filmonte me cellular, ndërsa ai po nënshkruante një autograf . "Pse po më filmon? Po e bën këtë për para?" tha Dzeko, dukshëm i mërzitur, nga frika se videoja, ose fanela me autograph, mund të rishitej në internet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll