Sport

Botërori 2026/ Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri - Angli…

Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari skuadrën tonë kuqezi.

12 Nëntor 2025, 10:08 Nga DOSJA

Botërori 2026/ Shiten të gjitha biletat për ndeshjen

TIRANE - Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri - Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.

Njëkohësisht, Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari skuadrën tone kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll