Shansi i fundit: Shpresat e Emirateve të Bashkuara dhe Irakut për Kupën e Botës ende nuk janë mbyllur në zonën e Azisë…
EMIRATET ARABE - Nëse humbet, pritja për Kupën e Botës mund të zgjatet edhe katër vjet të tjera. Nëse fiton, ke nj&eum...
“Kemi punuar shumë për t’u përgatitur sa më mirë”, shprehet trajneri i ekipit U-21

MOLDAVI - Trajneri i ekipit U-21, Alban Bushi, ka folur për fshf.org në prag të ndeshjes së parë miqësore të nëntorit ndaj Moldavisë.
Në fjalën e tij, tekniku kuqezi ka folur për ecurinë e përgatitjeve dhe ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se Moldavia është një ekip shumë i fortë në fushën e vet.
”Kemi bërë katër seanca stërvitore. Grupin e kemi të plotë, nuk kemi pasur dëmtime. Na kanë ndihmuar shumë këto ditë në stërvitje sepse kemi punuar shumë taktikisht. Dita e martë ka qenë shumë intensive, kemi punuar paradite dhe pasdite për të qenë sa më mirë ditën e ndeshjes.
Patjetër që është e rëndësishme, për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Pavarësisht se nuk luajmë në kualifikuese, i vlerësojmë maksimalisht këto ndeshje.
I kemi vlerësuar dhe në të shkuarën, por gjithsesi Moldavia është për t’u vlerësuar, sepse është një ekip mjaft i mirë, i fortë në fushën e vet. Të vendosin në vështirësi. Kanë vendosur ekipet e mëdha shumë në vështirësi në fushën e vet.
Ne do mundohemi që t’i përgjigjemi ashtu siç dimë ne, me atë lojë që bëjmë ne. Të luajmë sa më fort, të jemi sa më bllok mbrapa dhe të ikim me kundërsulm sa më të shpejtë”, – tha Alban Bushi.
Ndeshja e ekipeve U-21 midis Moldavisë dhe Shqipërisë, do të luhet nesër në qendrën stërvitore të kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00. Ajo do të transmetohet live në FSHF TV, në platformën “Klani im”.
B.T (Dosja.al)
EMIRATET ARABE - Nëse humbet, pritja për Kupën e Botës mund të zgjatet edhe katër vjet të tjera. Nëse fiton, ke nj&eum...
ITALI - Edin Dzeko vazhdon të surprizojë. Kapiteni i Bosnjë-Hercegovinës, i sapo larguar nga ndeshja e fundit e Fiorentin&e...
TIRANE - Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri - Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampion...
ITALI - Me fillimin e pushimit ndërkombëtar, 173 lojtarë nga Serie A janë thirrur për të përf...
SHBA - Basketbolli në zi: Michael Ray Richardson, katër herë lojtar i NBA All-Star, i cili mahniti edhe tifozët e Virt...
ITALI - Shitja dhe konsumimi i pijeve alkoolike do të ndalohet gjatë ndeshjes Itali-Norvegji, e planifikuar për më 16 nëntor në ...
ITALI - Një surprizë romantike, në finalet e ATP-së në Torino, ishte vendi i një propozimi për martesë. Pyetja &lsquo...
FRANCE - Grumbullimi i lojtarëve të Kombëtares Franceze të Futbollit përpara dy ndeshjeve të tyre të fundit kundër Ukr...
ARABIA SAUDITE - Disa ditë pas performancës katastrofike të Pervis Estupinan kundër Parmës, një postim në rrjetet soci...
Golashënuesi i Turqisë, Kenan Yildiz dhe shoku i tij i skuadrës Basir Alper Yilmaz, festojnë golin e dytë të skuadrës s&eum...