Sport

VIDEO/ Një propozim martese gjatë ndeshjes Alcaraz-Fritz në ATP Finlas…

Një ndërprerje e ëmbël gjatë ndeshjes midis Alcaraz dhe Fritz: videoja u bë menjëherë virale.

12 Nëntor 2025, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Një propozim martese gjatë ndeshjes Alcaraz-Fritz në ATP

ITALI - Një surprizë romantike, në finalet e ATP-së në Torino, ishte vendi i një propozimi për martesë.

Pyetja ‘fatale’ u bë gjatë një pushimi në ndeshjen midis Carlos Alcaraz dhe Taylor Fritz, e kapur në kamera dhe transmetuar në ekranin gjigant me pamje nga fusha, e cila shërben si tabelë rezultatesh.

"Ajo tha po", së bashku me një emoji të unazës së fejesës, ishte mbishkrimi për videon e postuar në turneun dhe në kanalet sociale të Federatës.

Sipas ritualit më klasik, i riu, pasi i tregonte vajzës unazën, gjunjëzohet para saj, duke shkaktuar reagimin e saj të habisë dhe gëzimit.

Pas një përqafimi dhe një puthjeje, dhëndri i ardhshëm ia vendoste unazën, duke pranuar "Po"-në e saj të shumëpritur. E gjithë kjo mes entuziazmit të spektatorëve të tjerë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll