Aktualitet

Atentati në Rinas/ Policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë

Blutë bëjnë me dije se kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

11 Nëntor 2025, 15:15 Nga E. D
Atentati në Rinas/ Policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku viktimë mbeti Gilmando Dani, krahu i djathtë i i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). 

Blutë bëjnë me dije se kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

muçi shaljani (sheqeri) emiljano shullazi gilmando dani

Sondazh

Poll