Politike

Pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme! Lefter Maliqi kërkon dorëheqjen e Eno Bozdos si drejtues politik i Beratit: Pësoi dështimin e radhës

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Maliqi shprehet se Bozdo duhet të ndjekë shembullin e Bujar Leskajt, duke lënë postin për t’i hapur rrugë riorganizimit dhe bashkimit të Partisë Demokratike dhe opozitës në këtë qark.

10 Nëntor 2025, 12:02 Nga M.L
Pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme! Lefter Maliqi kërkon
Lefter Maliqi

BERAT- Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Eno Bozdo, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashkitë e vendit. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Maliqi shprehet se Bozdo duhet të ndjekë shembullin e Bujar Leskajt.

Sipas tij, ky hap do të ndihmonte në forcimin e strukturave dhe rikthimin e besimit për fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Më tej ai shkruan këto zgjedhje kërkojnë një analizë dhe reflektim të thellë duke shtuar se humbja është dështimi i dytë i drejtuesit politik të qarkut të Beratit.

“Dorëheqja, akt motivues për PD dhe Opozitën. Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut.

Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë. Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.

Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat. Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore!" shkruan Maliqi.

eno bozdo lefter maliqi bujar leskaj

Sondazh

Poll