Politike

Rritja e pagave në OSHEE/ Rama: 75 mijë lekë në muaj për elektriçistët, 12 500 lekë për inxhinierët

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se do te kete rritje page për elektricistët dhe inxhinierët.

10 Nëntor 2025, 11:45 Nga I.A
Rritja e pagave në OSHEE/ Rama: 75 mijë lekë në muaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë vitit që vjen për punonjësit e OSHEE-së do të ketë indeksim të pagave me 6.1%. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se do të ketë rritje page për elektricistët dhe inxhinierët. Sipas Ramës, elektricistët do të marrin rritje page me 75 mijë lekë në muaj dhe inxhinierët rritje me 12500 lekë në muaj.

"Për të gjithë ata që ë konsumojnë dhe e  paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte lajm pozitiv, edhe pse si gjithë lajmet pozitive në këtë vend, patën nga ata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i heq asgjë fakti që ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë, ulje me 10%, në ndërkohë që siç e preku dhe zv.kryeministrja në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një pune të posaçme për rritjen e burimeve njerëzore dhe jemi dëshmitarë që OSHEE ka realizuar me sukses disa thirrje të reja për të marrë njerëz të kualifikuar. 

Për 6800 punonjësit e kompanisë do ketë indeksim të pagave me 6.1%. Për të gjithë elektricistët e kompanisë me rritje page me 75 mijë lekë të reja në muaj, dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do ketë rritje page me 12 500 lekë në muaj. Të gjitha këto janë rritje domethënëse dhe të merituara për një skuadër të madhe, që rrit në mënyrë të qëndrueshëm perfomancës dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll