Aktualitet

“Isha 14 vjeç kur më morën”, Luana Myrto hedh akuza të rënda ndaj shoqatës LGBT: Ata marrin miliarda në emër të mbrojtjes së komunitetit, më lanë në mëshirë të fatit

Gjatë emisionit “Review” në Euronews Albania, Myrto u shpreh se gjatë kohës kur ishte 14 vjeç, përfaqësues nga komuniteti LGBT+, e larguan nga familja.

9 Nëntor 2025, 10:37 Nga E.d
“Isha 14 vjeç kur më morën”, Luana Myrto hedh akuza
Luana Myrto

TIRANË- Transgjinorja, Luana Myrto ka deklaruar se është përdorur nga përfaqësues të komunitetit LGBT+, gjatë adoleshencës së saj. Gjatë emisionit “Review” në Euronews Albania, Myrto u shpreh se gjatë kohës kur ishte 14 vjeç, përfaqësues nga komuniteti LGBT+, e larguan nga familja. Ajo tha se fillimisht ata i kishin premtuar se do ta ndihmoni ekonmikisht.

“Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë dhe më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër! Më çuan te streha e LGBT-së. Më pas filluan kërcënimet dhe presioni që të gënjeja, të thosha se babai më rrihte, gjë që nuk ishte e vërtetë,” tha Myrto.

Myrto tha se ata e kanë kërcënuar, manipuluar dhe e keqpërdorur. Kjo pasi përfaqësues të këtij komuniteti i kishin premtuar kushte më të mira jetese, ndërkohë që sipas saj ata nuk i kishin mundësuar asgjë.  

 “Na premtonin që do na blinin telefon, që do na siguronin kushte më të mira, por as rroba të përdorura nuk na jepnin! Më lanë në mëshirë të fatit dhe nëse do kisha qëndruar atje, do shkoja drejt prostitucionit, ashtu siç kanë bërë me shumë të tjera,” shtoi ajo.

Myrto deklaroi se përfaqësues të këtij komuniteti përfitojnë shuma të mëdha financiare në emër të tij, por nuk ngrejnë asnjë institucion real, që të ndihmojë njerëzit që janë vërtet në nevojë. Në fund, ajo tha se ky grup përdor njerëz të caktuar, për përfitime ekonomike e politike.

 “Ata marrin miliarda në emër të mbrojtjes së komunitetit, por nuk ngrejnë asnjë institucion real që të ndihmojë njerëzit që janë vërtet në nevojë. Këta njerëz duhet të jenë pas hekurave,” përfundoi Myrto./Dosja.al

lgbt+ luana myrto akuza

Sondazh

Poll