Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike/ Kush është 38-vjeçari që humbi jetën, ish-trajneri dhe babai i dy fëmijëve (EMRI+ FOTO)

38-vjeçari po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt. Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh dhe babai i dy fëmijëve.

9 Nëntor 2025, 13:59 Nga E. D
Ra në kontakt me energjinë elektrike/ Kush është
Arvjo Fishta

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Arvjo Fishta, punonjës i internetit në Shkodër që ndërroi jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. 38-vjeçari po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt. Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh dhe babai i dy fëmijëve. 

“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia./Dosja.al

arvjo fishta

Sondazh

Poll