Politike

VIDEOLAJM/ Përparim Rama siguron një tjetër mandat! Me tupana e fishekzjarre, qindra qytetarë festojnë fitoren e LDK në zemër të Prishtinës

Pas publikimit të rezultateve, të cilat e vendosin Ramën përpara kundërkandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, selia e LDK-së është përfshirë nga atmosfera festive.

9 Nëntor 2025, 21:26 Nga M.L

VIDEOLAJM/ Përparim Rama siguron një tjetër mandat! Me tupana e

KOSOVA- Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë, duke konfirmuar se kandidati i saj, Përparim Rama, do të vazhdojë të drejtojë kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme. Pas publikimit të rezultateve, të cilat e vendosin Ramën përpara kundërkandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, selia e LDK-së është përfshirë nga atmosfera festive.

Qindra simpatizantë të partisë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në zemër të Prishtinës, ku po festojnë fitoren me flamuj, fishekzjarre dhe thirrje për përkrahjen ndaj Ramës dhe LDK-së.

ldk fiton prishtinen zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll