Politike

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit! Nis numërimi në qytetin e Tepelenës, për herë të parë aplikohet AI

Sipas kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, procesi ishte parashikuar të startonte rreth orës 22:00, por në Tepelenë është hapur tashmë kutia e parë e votimit.

9 Nëntor 2025, 21:10 Nga M.L
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit! Nis numërimi në
Foto ilustruese

TEPELENA- Rreth tre orë pas mbylljes së procesit të votimit në pesë bashkitë e vendit, ka nisur edhe numërimi i votave. Sipas kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, procesi ishte parashikuar të startonte rreth orës 22:00, por në Tepelenë është hapur tashmë kutia e parë e votimit.

Në këtë bashki po zbatohet për herë të parë testi pilot i numërimit të votave me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, një risi që KQZ e konsideron si hap drejt dixhitalizimit të plotë të procesit zgjedhor. Megjithatë, krahas testit teknologjik, numërimi vijon edhe manualisht për verifikim dhe transparencë maksimale.

Në katër bashkitë e tjera, Vlorë, Berat, Cërrik dhe Mat, numërimi pritet të nisë në orën 22:00, pasi materialet zgjedhore janë transportuar në qendrat përkatëse të numërimit.

 

numerimi i votave ne tepelene inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll