Politike

Numërohen rreth 95% e kutive në Prishtinë! Kryeson me 45 mijë vota, Përparim Rama shpall fitoren: Faleminderit qyteti i zemrës sime! Sonte fitoi bashkëpunimi, jo bllokimi

Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar mbi 93% të votave, Rama kryeson me 51.49% (43,785 vota), ndërsa Çeku ka marrë 48.51% (41,246 vota).

9 Nëntor 2025, 20:56 Nga M.L
Numërohen rreth 95% e kutive në Prishtinë! Kryeson me 45
Përparim Rama

KOSOVA- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka shpallur fitoren për një mandat të dytë në krye të Prishtinës, pas balotazhit me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku. Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar mbi 95% të votave, Rama kryeson me 51.49% (43,785 vota), ndërsa Çeku ka marrë 48.51% (41,246 vota).

Në fjalën e tij të parë pas shpalljes së fitores, Rama falënderoi qytetarët e kryeqytetit për besimin, duke e cilësuar këtë si fitore të bashkëpunimit dhe qytetarisë.

“Faleminderit shumë Prishtina, qytet i zemrës sime. Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës, unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh, sepse ka fituar vullneti për zhvillim, unitet dhe qytetari. Kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës, që thotë se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë sepse është e të gjithëve.

Sonte fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim; fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit; fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe. Bashkohuni me ne në orën 21:30 në sheshin ‘Skenderbeu’ dhe ‘Ibrahim Rugova’”, tha Rama.

perparim rama

Sondazh

Poll