Aktualitet

"Jemi zhgënjyer"/ Erdhi nga Italia, 'Ismail Qemali' nuk lejohet të votojë: Emri nuk figuron në listën e votuesve (VIDEO)

Sipas tyre, nga shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori, ku kanë pasur të drejtën për të votuar i kanë dërguar të votojnë në zonën e ‘Uji i Ftohtë’.

9 Nëntor 2025, 13:45 Nga E. D
"Jemi zhgënjyer"/ Erdhi nga Italia, 'Ismail Qemali' nuk
cifti

VLORË- Artisti vlonjat Ylli Meçaj, i cili njihet për krijimin e figurës simbolike të plakut të Vlorës Ismail Bej Vlora erdhi nga Italia, por nuk është lejuar që të votojë. Ai bashkë me bashkëshorten erdhi për të votuar në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Vlorë, por emri i tyre nuk u gjendet në listë.

Sipas tyre, nga shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori, ku kanë pasur të drejtën për të votuar i kanë dërguar të votojnë në zonën e ‘Uji i Ftohtë’.

Ata theksojnë se nga një kontroll që kanë kryer i kanë thënë që të votojnë në Çentrale në ujin e Ftohtë. 

"Nuk kemi pse bredhin se historikisht kemi votuar ktu, do ikim pa votuar," deklaroi i moshuari./Dosja.al

itali ylli meçaj

Sondazh

Poll