Ekonomi

“Po marrim bukën me listë”/ Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit paralajmërojnë përshkallëzim të protestës: Do fut

6 Shkurt 2020, 16:22 Nga DOSJA
“Po marrim bukën me listë”/ Punëtorët e

FIER– Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh, prej disa ditësh janë ngritur në   protestë, pasi nuk kanë marrë rrogat e 5 muajve, si dhe tashmë janë të papunë. Ditën e sotme ata kanë paralajmëruar se do të ketë përshkallëzim protestash.

Punëtorët kanë bërë kërkesa për qeverinë, duke pranuar të ulen dhe arrijnë një marrëveshje, por nga ana tjetër kanë vendosur edhe një afat, pasi sipas tyre nëse nuk u jepet ajo që kërkojnë deri më datë 10 shkurt, do të futen në grevë urie.

Ata shprehen se nuk kanë as kushte minimale për t’i ofruar familjes, por nuk kanë pranuar të prononcohen për mediet, pasi sipas tyre i kanë thënë të gjitha publikisht, teksa i kanë nisur edhe shkresa qeverisë për shqetësimin e tyre. Deri më tani qeveria nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre të herë pas hershme.

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar edhe më parë. Para Prefekturës ata kanë deklaruar se kanë 4 muaj pa rroga dhe nëse nuk u jepet një zgjidhje, do të marshojnë drejt Tiranës. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale punetoret e ballshit pa rroga punëtorët e rafinerisë së ballshit në protestë punetoret e ballshit pa rroga punëtorët e rafinerisë së ballshit në protestë

Sondazh

Poll

Ekonomi 6 Shkurt 2020, 15:39

TIRANË– Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e trishtë e 46-vjeçares nga Fieri, Liliana Dule. Ajo ka kalu...