“Thashë se u shfarosëm, fëmijët i dërgova natën tek kunati”/ Banori i Thumanës rrëfen netët e vështira mes dimrit
THUMANË- Banorët e Thumanës të mbetur ta shtëpi që nga tërmeti i 26 nëntorit jetojnë në çadra në kushte tejet të vështira. Abc News ishte në familjen e Besim Jangozit, i cili thotë se moti me shi dhe erë e ka vështirësuar jetesën. Po kështu ai shprehet se në zyrat e shtetit po i sorollatin për dokumentet.
Jetesa në çadra është vështirësuar gjatë dy ditëve të fundit, ku moti u përkeqësua dhe era e fortë i tmerroi banorët në çadra. Besim Jangozi duke kujtuar mbrëmjen e martës shprehet: “Thashë se na dyndi fare me gjithë çadër. Kështu nuk rrihet nuk jetohet. Ishalla shteti vë dorë mbi ne!”
Meraku më i madh janë fëmijët. Ai rrëfen se janë ngritur natën dhe i ka dërguar fëmijët tek kunati. “Thashë se dolëm faret (u shfarosëm)”, shprehet ai tejet i mërzitur për pasigurinë në çadër.Besimi tregon se ajo që e shqetëson më shumë janë sorrollatjet e pakuptimta nga pushteti vendor për dokumentet e vlerësimit të dëmit.
“Dje kam shkuar dy herë në Krujë për letrat. Bëjmë letra kot poshtë e lart. Këtu në komunën e Thumanës na thonë nuk i firmosim ne. Ecen populli poshtë e lart, në vend se ti bëjë këto vlerësime shteti”, shprehet ai.
Si familja Jangozi ka dhe shumë të tjera në Thumanë, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti 26 Nëntorit 2019.
Marrë nga ABC News
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
VD/ Rrëfimi i trishtë i nënës së tre fëmijëve: Burri më rrihte e më bënte gjak fytyrën, më detyronte të vidhnim bas
TIRANË- Një 59-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve ka treguar në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan dhunën 40-vjeçare nga ana e bashkëshortit. Maria ...
Frika nga koronavirusi, qytetarët nuk marrin pakot nga Kina. Posta apel: S’kanë asnjë rrezik
TIRANË- Në zyrat postare janë me dhjetra pako të ardhura nga Kina, por që nuk janë tërhequr nga qyetarët. Edhe pse kanë porositur online produkte të ndrysh...
‘Po më binte qielli në kokë’, rrëfimi i aktorit Petrit Malaj: Ç’më ndodhi dje në urban, fatorinoja tallte tjetrin p
TIRANË- Aktori Petrit Malaj ka rrëfyer një histori që i ka ndodhur në një nga linjat e transportit urban në kryeqytet. Përmes rrjeteve sociale, Malaj thotë...
Kursimet e shqiptarëve arrijnë rekordin prej 8.3 miliardë eurosh në 2019-n, preferohet valuta
Në total, në fund të dhjetorit 2019 në banka kishte mbi 1 trilionë lekë, ose rreth 8.3 miliardë euro.Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur...
Lavanderia e QSUT bëhet sërish “pis”, tenderin e fiton kompania që ofroi… mëshumë!
Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve, të cilat me zvarritjet dhe procedurat burokratike i kanë shkaktuar shtetit një dëm rreth 1.2 milionë euro.Emi...
“Dua të shpëtoj fëmijët”/ Familja Çeqi në çadër verore në mes të dëborës, apel shtetit: Më siguroni një shtëp
MIRDITË- Në lartësinë rreth 900 metra mbi nivelin e detit jeton familja e Mir Çeqi në Fan të Mirditës, nën një çadër verore teksa dëbora ka z...
Programi i rindërtimit, nga 3 ‘Lagje të Rilindjes’ në 25 zona rindërtimi
TIRANË– Përmes ndryshimit të një ligji, një Akti Normativ dhe VKM-je, qeveria i ka hapur rrugë zgjerimit të projektit për “Lagje të Rilindjes”, sidom...
Flota e vjetër prej 305 autobusësh, ndër ndotësit kryesorë të ajrit në kryeqytet
TIRANË– Në seksionin “De-karbonizimi i sektorit te transportit publik në Tiranë” realizuar nga ekspertët Rodion Gjoka dhe Gerti Delli dalin në pah të dhëna...
Shqipëria dhe Kosova me pagat minimale më të ulëta në Europë
Shqipëria dhe Kosova i paguajnë më pak punonjësit e tyre se në çdo vend tjetër të Europës, sa i takon pagës minimale, që ata janë të detyruar të japin me...