Ngelën në qiell të hapur pas tërmetit, banorët e Durrësit të zhgënjyer për bonusin: Sorollatje pafund, në zyra mungon
7 Shkurt 2020, 12:57Nga DOSJA
DURRËS- Një pjesë e qytetarëve durrsakë janë të zhgënjyer nga mënyra e aplikimit online për bonusin e qirasë. Banorët e njësisë administrative numër 3 qëndrojnë në radhë për orë dhe ditë të tëra dhe nuk mbarojnë dot punë.
“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore të rri në këmbë gjithë ditën. Kam 3-4 ditë që vij dhe iki që në 7 të mëngjesit”, shprehen banorët.
Sorollatjet nuk kanë fund dhe këta banorë ankohen se në këto zyra mungon edhe interneti.
“Kam ardhur tre herë për të aplikuar online, por sorllotjet nuk kanë fund, ne kemi familje nuk mund të vazhdohet kështu”, thotë një tjetër qytetare.
Një sportel është i pamjaftueshëm ndaj dhe banorët kërkojnë shtim të tyre.
“Ka plot njerëz gjithmonë thonë se do të hapen dy, por asgjë”, shprehen banorët.
Telashet nuk kanë fund për të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës. Disa nuk gjenë ende në sistem pallatin e dëmtuar.
“I kam të gjitha dokumentet, por më thonë që nuk gjendet pallati, edhe pse e kam vetëm dy hapa larg”, tregon një tjetër banore.
Ka dhe nga ata qytetarë që nuk ju intersojnë paratë e bonusit por duan që shtëpitë t’ju ndërtohen.
“Ne jemi në pallat. Kush do ti bëjë. Nëse do ti bëjë aplikuesi përse ne duhet të bëjmë aplikimin”, tha një tjetër qytetare.
Në të gjithë qarkun e Durrësit janë ngritur 56 sportele për aplikimet online për bonus qeraje por me sa duket ato nuk janë të mjaftueshme që banorët të mbarojnë punë brenda ditës.
FIER– Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh, prej disa ditësh janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë rrogat e 5 muajve, si dhe tashmë janë të papu...
THUMANË- Banorët e Thumanës të mbetur ta shtëpi që nga tërmeti i 26 nëntorit jetojnë në çadra në kushte tejet të vështira. Abc News ishte në familje...
Ekonomi 6 Shkurt 2020, 15:39
TIRANË– Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e trishtë e 46-vjeçares nga Fieri, Liliana Dule. Ajo ka kalu...
TIRANË- Në zyrat postare janë me dhjetra pako të ardhura nga Kina, por që nuk janë tërhequr nga qyetarët. Edhe pse kanë porositur online produkte të ndrysh...
TIRANË- Aktori Petrit Malaj ka rrëfyer një histori që i ka ndodhur në një nga linjat e transportit urban në kryeqytet. Përmes rrjeteve sociale, Malaj thotë...
Në total, në fund të dhjetorit 2019 në banka kishte mbi 1 trilionë lekë, ose rreth 8.3 miliardë euro.Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur...
Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve, të cilat me zvarritjet dhe procedurat burokratike i kanë shkaktuar shtetit një dëm rreth 1.2 milionë euro.Emi...
TIRANË– Përmes ndryshimit të një ligji, një Akti Normativ dhe VKM-je, qeveria i ka hapur rrugë zgjerimit të projektit për “Lagje të Rilindjes”, sidom...