Aktualitet

Aksident në Shkodër! 40-vjeçarja me makinë përplas të riun me motor, 19-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Sipas njoftimit të policisë, makina ishte drejtuar nga një shtetase 40-vjeçare, A.H., ndërsa i plagosuri, E.L., 19 vjeç, drejtonte një motomjet.

8 Nëntor 2025, 17:25 Nga M.L
Aksident në Shkodër! 40-vjeçarja me makinë përplas
Foto ilustruese

SHKODËRNjë aksident ka ndodhur pak momente më parë në bulevardin Skënderbeu në Shkodër, ku një 19-vjeçar ka marrë lëndime pas përplasjes me një automjet. Sipas njoftimit të policisë, makina ishte drejtuar nga një shtetase 40-vjeçare, A.H., ndërsa i plagosuri, E.L., 19 vjeç, drejtonte një motomjet.

Blutë bëjnë të ditur se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.

NJOFTIMI:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll