U ekstradua sot nga Britania/ Kush është Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU-së që plagosi me armë një person pranë komisariatit
33 vjeç, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, ishte shpallur në kërkim që prej qershorit 2018, pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur në qytetin e Gramshit. Fillimisht, më 23 prill 2021, Hoxha u dënua në mungesë me 17 vite burg, për akuzat “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
TIRANË- 33-vjeçari, Mikel Hoxha u ekstradua sot nga Mbretëria e Bashkuar. Siç shihet edhe në pamje i riu ishte me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie.
Por kush është Mikel Hoxha?
33 vjeç, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, ishte shpallur në kërkim që prej qershorit 2018, pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur në qytetin e Gramshit. Fillimisht, më 23 prill 2021, Hoxha u dënua në mungesë me 17 vite burg, për akuzat “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Por, Gjykata e Apelit Durrës ndryshoi më pas kualifikimin ligjor të veprës penale, duke e riklasifikuar në “Plagosje e rëndë me dashje” dhe e dënoi atë me 4 vite heqje lirie. Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në qershor të vitit 2018, në sheshin kryesor të qytetit të Gramshit, përballë komisariatit të policisë, ku pas një konflikti pati të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, mbeti i plagosur Admir Haruni, banor i zonës.
Ndërsa më 8 tetor Daily Mail i ka kushtuar një artikull Hoxhës, ku thekson se ai u dënua me 17 vjet burg në mungesë nga një gjykatë shqiptare për 'vrasje me paramendim në tentativë', ndërkohë që mbeti i lirë në Britani. Kur Hoxha u arrestua më në fund në Cardiff në shtator të vitit 2023, ai ishte me kusht për emigracionin dhe në proces të apelimit të refuzimit të kërkesës së tij për azil.
Në artikull theksohet se ekstradimi i tij do të dëmtonte partneren dhe dy fëmijët e vegjël, të cilët kanë lindur në vitin 2019 dhe 2022 pas hyrjes së tij të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Gazeta britanike theksoi ateherë se armët vdekjeprurëse, me numra serialë të hequr, ishin të destinuara të përfundonin në duart e shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ato kishin për qëllim të mbronin fermat e kanabisit në të gjithë vendin, të cilat shpesh janë në shënjestër të bandave rivale./Dosja.al
Momenti nga ekstradimi
Sondazh
I dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje dhe për armëmbajtje pa leje/ Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha (VIDEO)
pamje nga ekstradimi RINAS- Mikel Hoxha është ekstraduar sot nga Mbretëria e Bashkuar. 33-vjeçari ishte shpallur ...
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot/ Përplasen dy mjete, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri
foto ilustruese LEZHË- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku si pasojë...
Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri/ Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, përdorte taksinë për të shmangur kontrollet (EMRI+ PAMJET)
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se furnizonte grupe krimin...
Dumani në ditët e fundit/ KLP cakton 4 dhjetorin për intervistimin e 4 kandidatëve që garojnë për kreun e ri të SPAK
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokur...
Transformimi i transportit shqiptar drejt BE/ Rrjetet, standardet dhe energjia e pastër në transport
foto ilustruese SHQIPERI- Për të ecur drejt anëtarësimit, Shqipëria duhet të adresojë një sërë detyrash ...
“Edhe 100 vjet varfëri”! Analiza: Sa shumë na zgjat arritja e standardeve të BE-së
foto ilustruese SHQIPËRI- Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen deka...
Ekonomia artizanale ka potencial të lartë por sfidat mbeten të shumta
foto ilustruese TIRANË- Artizanati dhe produktet autentike, nën shkëlqimin turistik të Shqipërisë, mund të kthehen n&eu...
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...
Shpërthimi i zjarrit në banesë zbulon ‘shtëpinë e barit’ të shqiptarëve në Angli! Dënohen me burg dhe gjoba të rinjtë, ja si ranë pre e policisë anëtarët e bandës
Foto nga vendngjarja ANGLI- Një bandë shqiptare u zbulua duke kultivuar kanabis në një magazinë të fshehur pas një...
Një krem për të fshehur plagët/ Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës
Foto nga emisioni Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vog&e...
