Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot/ Përplasen dy mjete, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

8 Nëntor 2025, 10:17 Nga E. D
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot/ Përplasen dy mjete, humbin
foto ilustruese

LEZHË- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën. Mësohet se në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin A. Gj dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se shkak i aksidentit është pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

Skaq, 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë./Dosja.al

aksident ne lezhe-milot

Sondazh

Poll