Aktualitet

46-vjeçari nga Berati arrestohet menjëherë pas provimit në Milano, i apasionuari pas artit udhëtoi me pasaportë të rreme

9 Shkurt 2020, 10:13 Nga DOSJA
46-vjeçari nga Berati arrestohet menjëherë pas provimit në

ITALI– Shqiptari 46-vjeçar, identifikuar me emrin Qani Kelolli, është arrestuar një javë më parë pasi policët i gjetën një pasaportë të rreme.

Por ai kishte qëndruar përreth një vit i fshehur në Shqipëri për shkak se rrezikonte të vuante  2 vjet e 6 muaj burg, nga urdhër-arresti ndaj tij për drogë.

Ndërkohë 46-vjeçari nga Berati ishte i renditur në listën e 24 më të mirëve në degën “Anatomi artistike”, por efektivët e policisë në komisariatin e Milanos, e arrestuan menjëherë pasi ai dha provimin në Milano, për shkak se  kishte udhëtuar me një pasaportë të rreme drejt Italisë.

Avokati i 46-vjeçarit shqiptar,  Simone Gatto, i cili i ka ndjekur të gjitha procedurat gjyqsore për 15 vjet, ka treguar se kjo ka qenë hera e tretë që shqiptari merr në këtë mënyrë provimet e tij në Milano, duke udhëtuar drejt Italisë me pasaportë të rreme.

Por pavarësisht se ai kishte hyrë dhe dalë nga burgu, nuk kishte harruar kurrë artin, pasi për të ishte një pasion që nuk e ndante kurrë nga vetja. Madje gjatë këtyre viteve ai kishte shkruar edhe një libër: “Lindur për të shkuar larg”, ku  tregonte historinë e tij.

“Qaniu gjithmonë e ka dashur artin, ai është një njeri shumë i ndritshëm. Ai ka bërë gjithçka për t’u riintegruar, por shoqëria jonë nuk i ka dhënë shumë mundësi ta bëjë atë. Nuk është e lehtë nëse nuk keni leje qëndrimi. Ai e dinte që , në fund do të ishte dëbuar, dhe kjo siguri e çoi atë të arratisej”.– ka deklaruar avokati i tij.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 46-vjeçari shqiptar arrestohet ne itali itali milano qani kelolli 46-vjeçari shqiptar arrestohet ne itali itali milano qani kelolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2020, 06:47

TIRANË– Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në disa qytete të vendit si: Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë,...