Politike

Paqja fiskale/ Rama: Fshijmë detyrimet e papaguara të bizneseve mbi 10 vite

Me anë të një videoje të postuar në Facebook, Rama thotë se paqja fiskale parashikon rritjen e bashkëpunimit midis administratës tatimore dhe biznesit.

7 Nëntor 2025, 13:51 Nga I.A
Paqja fiskale/ Rama: Fshijmë detyrimet e papaguara të bizneseve mbi 10
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026. Me anë të një videoje të postuar në Facebook, Rama thotë se paqja fiskale parashikon rritjen e bashkëpunimit midis administratës tatimore dhe biznesit.

Sipas kreut të qeverisë do të fshihet të gjitha detyrimet e regjistruara në llogaritë e subjekteve. Por sipas tij nga kjo përjashtohen borxhet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe do të falen vetëm kamatëvonesat.

"Paqja fiskale është një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes, epo ashtu anasjelltas. Do mbyllim çështjet e vjetra për të forcuar këtë bashkëpunim. Por si do të bëhet, procesi do të realizohet në dy forma kryesore, së pari do të ofrohet falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura.

Si do të jetë kjo falje?

Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.
Fshirje 50 % e detyrimeve për periudha 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherë brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave.
Fshirje 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhe nëse shuma paguhet me këste brenda 1 viti, gjithashtu edhe kjo me fshirje të gjobave dhe interesave.
Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tarifa, tatimi ose kontributi i të njëjtës periudhë.
Do tu jepet mundësia të gjitha sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare.

Do t’u jepet mundësia të gjitha sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare. Për ndryshimet mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, pra të vëtëkorrigjuarit, do të paguhet vetëm 5% tatim mbi fitimin. Por nuk mbaron me kaq, si do të krijojmë ne një marrëdhënie të re besimi dhe bashkëpunimi mes administratës dhe sipërmarrjes në të ardhmen.

Për një periudhë që shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë të rrisin me 18% fitimin e tatueshëm, krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se ky fitim tatohet sipas ligjit në fuqi, ndërsa për çdo shtesë mbi këtë fitim tatimi do të jetë vetëm 5%.

Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin. Është një paqe e shkruar e cila do të diskutohet në Kuvend dhe jo më një paqe thjesht e propozuar në një program elektoral," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll