Aktualitet

VIDEO/ Në kërkim për trafik droge, deportohet 39-vjeçari nga Italia

Ndërkohë që ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga GJKKO. 

7 Nëntor 2025, 09:27 Nga I.A
VIDEO/ Në kërkim për trafik droge, deportohet 39-vjeçari
Deportimi

TIRANË- Një 39-vjeçar shqiptar është deportuar nga Italia ditën e sotme. Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim nga policia për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ndërkohë që ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga GJKKO. 


Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.

Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë./Dosja.al

gjkko

Sondazh

Poll