Aktualitet

Aeroporti i Vlorës! Behgjet Pacolli: Fluturimet nuk do të nisin që nga 1 Marsi

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai sqaroi se punimet pritet të përmbyllen në muajin shkurt, ndërsa të gjitha ndërtesat e aeroportit do të jenë të përfunduara plotësisht.

6 Nëntor 2025, 21:49 Nga M.L
Aeroporti i Vlorës! Behgjet Pacolli: Fluturimet nuk do të nisin
Behgjet Pacolli

TIRANA- Biznesmeni Behgjet Pacolli deklaroi se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të përfundojë brenda afatit kontraktual, por operimi i tij do të shtyhet përtej datës 1 mars 2025. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai sqaroi se punimet pritet të përmbyllen në muajin shkurt, ndërsa të gjitha ndërtesat e aeroportit do të jenë të përfunduara plotësisht.

Pacolli theksoi se vonesa në nisjen e fluturimeve lidhet me një masë siguruese të vendosur nga gjykata, e cila aktualisht pengon entitetin “Vlora International Airport” (VIA) të kryejë procedurat e nevojshme për operimin.

“Në datën 1 mars nuk është reale që të fluturojnë, por aeroporti do të kryhet ashtu siç e sheh kontrata në shkurt të vitit të ardhshëm. Ka një masë siguruese që u lëshua para disa javëve, që totalisht e ka bllokuar mbarëvajtjen e VIA-s, e aeroportit të Vlorës. Punimet vazhdojnë, por entiteti VIA, duhet të bëjë stafin, duhet ta trajnojë, duhet të instalojë sistemin informatik, duhet të bëjë të gjitha përgatitjet, duhet të bëjë kontratat me kompanitë ajrore. Tash për tash janë të bllokuara, askush nuk guxon të bëjë diçka, madje as ata punëtorë që kanë qenë të paguar nga VIA, pagat nuk i marrin.

Në botën e civilizuar ekzistojnë masat siguruese, por siguruesi duhet të depozitojë një shumë goxha të madhe nëse dëmtohet pala tjetër. Domethënë gjykatësi duhet ta shpërblejë me atë masë. Masa që është lëshuar dhe bllokohet një entitet shtetëror, një entitet publiko-privat, më i madhi në Shqipëri që ka ndodhur deri tani për mua nuk është reale dhe si kanë menduar ta bëjnë atë unë nuk e di," tha Pacolli. 

behgjet pacolli aeroporti i vlores

Sondazh

Poll