6 Nëntor 2025, 22:57
Nga M.L
Sali Berisha
TIRANA- Pas miratimit me votat e mazhorancës të projektligjit për ‘Gjininë’, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, duke e denoncuar si një sulm ndaj rendit juridik dhe vlerave themelore të shoqërisë shqiptare. Ai e cilëson këtë ligj si hapësirë për përhapjen e ideologjisë post-marksiste dhe nënvizon se vendimi është marrë pa debat të gjerë dhe në shkelje të rregullave bazë parlamentare.
Berisha thekson se PD do të qëndrojë e palëkundur në mbrojtje të familjes dhe kundër çdo forme diskriminimi gjinor, duke u përqendruar tek fuqia vendimtare që, sipas tij, tashmë e kanë qytetarët shqiptarë.
PJESË NGA DEKLARATA:
Votuan kundër familjes, gjinisë. E vendosën pa debat, të tmerruar nga vota e tyre dhe qëndrimi i tyre.
Faktikisht, parlamenti është thjesht formal, sepse s'po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij. Ishte një moment ky për të debatuar gjerësisht për një ligj që i hap rrugën instalimit të ideologjisë post-marksiste, ideologjia më e rrezikshme e kohës.
Por tani fjalën do ta kenë qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike është e përcaktuar absolutisht kundër çdo forme diskriminimi gjinor dhe ka votuar një ligj ndër më të mirët që ekziston.
Kurse, ligji i sotëm është një ligj që përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit në një seri nenesh, kodet e vendit që përbëjnë bazën e sistemit juridik, dhe ligje të tjera.
Me akte të tilla, Edi Rama kërkon të blejë kohë dhe influenca, por kohërat do t'i ketë të shkurtra.
Faleminderit.
sali berisha
Politike
6 Nëntor 2025, 22:25
M.L
Pamje nga vendngjarja
TIRANA- Deputetët e Partisë Socialiste janë pritur me protesta jashtë godinës së Parlament...
Politike
6 Nëntor 2025, 22:22
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Kuvend se është kundër ligjit të ri t...
Politike
6 Nëntor 2025, 22:13
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Parlamenti ka miratuar në seancën e sotme me 105 vota pro dhe vetëm 1 votë kundër ngritjen e Komisionit t&...
Politike
6 Nëntor 2025, 22:10
M.L
TIRANA- Kuvendi ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor që do...
Politike
6 Nëntor 2025, 22:00
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi projektligjin “Për barazinë gjinore” me 77 vota pro dhe...
Politike
6 Nëntor 2025, 21:54
M.L
TIRANA- Parlamenti ka miratuar projektligjin për “Barazinë Gjinore”, pasi Partia Socialiste kërkoi ndërprerjen e debatit dhe k...
Politike
6 Nëntor 2025, 21:52
M.L
TIRANA- Parlamenti ka kaluar për votim projektligjin për “Barazinë Gjinore”, pasi Partia Socialiste kërkoi ndërprerjen e ...
Politike
6 Nëntor 2025, 21:47
M.L
Kuvendi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi ndërprerjen e diskutimeve gjatë seanc&eum...
Politike
6 Nëntor 2025, 21:21
M.L
Belind Këlliçi-Berisha
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, paralajmëroi se projektligji për...
Politike
6 Nëntor 2025, 21:18
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur m...