Politike

Gjykata Kushtetuese rivendosi Veliajn në krye të Bashkisë, Rama: Ngërç absurd, nuk mund të mbahet në qeli

Gjatë podcastit 'Flasim', Rama u shpreh se nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2027, mbajtja e Veliajt në qeli është në dëm të qytetarëve.

7 Nëntor 2025, 09:47 Nga I.A
Gjykata Kushtetuese rivendosi Veliajn në krye të Bashkisë, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Tirana sot përballet me një ngërç absurd, për sa i përket drejtimit të Bashkisë. Gjatë podcastit 'Flasim', Rama u shpreh se nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2027, mbajtja e Veliajt në qeli është në dëm të qytetarëve. Rama në fund të fjalës së vetë, tha se kryeqyteti ka nevojë për të zgjedhurin e vetë në krye. 


"Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua t’i rinënvizoj. Siç duket dhe nuk është hera e parë që duket për ata që duan të shohin, unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 jemi përballë një disporporcioni të dyfishtë, mbajtja e tij në qeli në dëm të qytetarëve për t’u shërbyer nga i drejti. Së treti vjen logjikisht.

Më duket se është normale që Kushtetuesja kur të gjykojë masën ta lirojë dhe gjykimi të vijojë në liri. Çfarëdo është thënë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup ka kokë. Kryeqyteti ka nevojë për të zgjedhurin e  vet në krye. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi absurd, kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim. Ky është skandal në vetvete”, tha Rama./Dosja.al

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll