Aktualitet

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria i jep 10 ditë kohë Pano Ruçit për të treguar llojin e analizave që dëshiron për autopsinë e të birit

 Urdhëri u shpall sot në zyrën e Zoe Konstantopoulou, e cila është avokatja e Pano Ruçit.  

6 Nëntor 2025, 16:27 Nga e,d
Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria i
Foto ilustruse

GREQI- Zyra e prokurorit të Larisës i ka dërguar Pano Ruçit një njoftim 10-ditor për t'u paraqitur dhe për të dëshmuar, në lidhje me llojin e analizave që ai dëshiron në trupin e të birit. Urdhëri u shpall sot në zyrën e Zoe Konstantopoulou, e cila është avokatja e Pano Ruçit.  

Mediat greke shkruajnë se në rast se ai nuk përgjigjet, Prokuroria e Larisës do të konsiderojë që Ruçit, ka hequr dorë nga çdo mundësi ose kërkesë e mëtejshme për ekzaminime mbi trupin e Denis Ruçi, i cili u vra në Tempi. Në këtë rast, procedura do të vazhdojë, bazuar në urdhrat dhe udhëzimet e mjekut mjeko-ligjor kompetent. Kjo ka të bëjë edhe me kryerjen e zhvarrimit./Dosja.al

denis ruçi pano ruçi autopsinë

Sondazh

Poll