Politike

"Po luftoni të mbushni xhepat e Ramës"/ Balliu tregon prangat në foltoren e Kuvendit: Zgjohuni sa s’është vonë, do përfundoni si Veliaj e Beqaj

Balliu kishte marrë vete edhe prangat, duke thënë se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar si kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

6 Nëntor 2025, 12:39 Nga E. D
"Po luftoni të mbushni xhepat e Ramës"/ Balliu tregon
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke folur nga foltorja e Kuvendit u tha socialistëve se po luftojnë për ti mbushur xhepat Edi Ramës. Balliu kishte marrë vete edhe prangat, duke thënë se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar si kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

“E kuptoj që e keni problem të vërtetën, por është e pashmangshme, ju të gjithë keni problem madhor me moralin. Me qytetarët, popullit më të varfër të Europës, 50 mln euro për afërta korruptive të Ramës nuk mund të ndodhë kurrë. Të gjithë do të bashkoheni janë këto pranga si shumë kolegë tuaj. Zgjohuni sa nuk është vonë. Do ikni si Veliaj e Beqaj. Po luftoni të mbushni xhepat e tij”, tha Balliu./Dosja.al

klevis balliu

Sondazh

Poll