Bota

Ndalohet nëndetësja me 1.7 tonë kokainë në ujërat e Atlantikut, vihen në pranga 4 persona! Destinacion i mjetit ishte Europa

Mjeti gjysmë-nëndetës, i cili kishte si destinacion gadishullin Iberik, u kap pas një operacioni të koordinuar disa-ditor në ujërat e Atlantikut.

4 Nëntor 2025, 22:27 Nga M.L
Ndalohet nëndetësja me 1.7 tonë kokainë në ujërat
Foto ilustruese

PORTUGALI- Katër persona janë arrestuar nga autoritetet portugeze pasi forcat detare dhe policia e vendit ndaluan një narko-nëndetëse që transportonte më shumë se 1.7 ton kokainë. Mjeti gjysmë-nëndetës, i cili kishte si destinacion gadishullin Iberik, u kap pas një operacioni të koordinuar disa-ditor në ujërat e Atlantikut.

Pamjet e publikuara nga mediat portugeze tregojnë momentin kur forcat e rendit rrethojnë nëndetësen, hipin në bord dhe sekuestrojnë sasinë e madhe të drogës. Sipas autoriteteve, në bordin e anijes ndodheshin katër persona, dy nga Ekuadori, një venezuelas dhe një kolumbian, të cilët janë arrestuar dhe aktualisht ndodhen në paraburgim në Azore, pas paraqitjes para gjykatës.

Kreu i njësisë kundër trafikut të drogës në Portugali, Vítor Ananias, deklaroi se përbërja e ekuipazhit tregon për natyrën ndërkombëtare të organizatës që fshihet pas transportit të drogës. Ai shtoi se operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare (MAOC), Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Administratën Amerikane të Luftës kundër Drogës (DEA).

Sipas mediave portugeze, përfshirë Jornal de Notícias, nëndetësja u pikas rreth 1,000 milje detare larg brigjeve të Lisbonës. Për shkak të motit të keq dhe ndërtimit të dobët të mjetit, autoritetet detare vendosën që pas sekuestrimit ajo të mbytej në det të hapur.

Vetëm disa muaj më parë, një tjetër anije e ngjashme që transportonte rreth 6.5 ton kokainë ishte kapur në një operacion të ngjashëm pranë brigjeve portugeze, çka tregon rritjen e përdorimit të mjeteve gjysmë-nëndetëse për trafikimin e drogës drejt Evropës./ Dosja.al

autoritetet portugeze

Sondazh

Poll