Bota

Trump: Nuk do të ketë ndihma deri sa demokratët t’i japin fund mbylljes së qeverisë federale

Kjo do të ndodhë nëse demokratët e majtë radikalë nuk i japin fund mbylljes së qeverisë federale.

4 Nëntor 2025, 20:12 Nga E.d
Trump: Nuk do të ketë ndihma deri sa demokratët t’i japin
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ndihmat ushqimore për miliona amerikanë të varfër përmes programit SNAP të Departamentit të Bujqësisë, nuk do të ofrohen. Kjo do të ndodhë nëse demokratët e majtë radikalë nuk i japin fund mbylljes së qeverisë federale.

“Përfitimet do të ofrohen vetëm kur demokratët e majtë radikalë të hapin qeverinë, gjë që ata mund ta bëjnë lehtësisht, dhe jo para kësaj", shkroi ai në një postim në platformën Truth Social.

Mediat e huaja shkruajnë se qeveria thotë se nuk ka fonde për të mbuluar programin për shkak të mbylljes. Kjo mbyllje 35-ditore e qeverisë ka bllokuar demokratët dhe republikanët në përpjekjen e tyre për të arritur një marrëveshje për buxhetin.

Një gjyqtar federal në Rhode Island urdhëroi administratën Trump të paguante përfitimet deri të hënën ose të bënte pagesa të pjesshme deri të mërkurën. Kjo duke thënë se përfituesit do të dëmtoheshin në mënyrë të pariparueshme, nëse nuk i merrnin ato në kohë. Qeveria u përgjigj në një padi gjyqësore se do të ndante 450 milionë dollarë të ardhura nga taksat për një program tjetër dhe ndihmat ushqimore për fëmijët e vegjël, por nuk do të siguronte 4 miliardë dollarët e nevojshëm për të financuar SNAP./Dosja.al

donald trump shba ndihma

Sondazh

Poll