Bota

Trump u bën thirrje hebrenjve të New York të mos mbështesin kandidatin demokrat: Kushdo që voton për të është idiot

4 Nëntor 2025, 17:07 Nga E.d
Trump u bën thirrje hebrenjve të New York të mos mbështesin
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri thirrje sot hebrenjve të New York të mos votojnë për Zohran Mamdanin, kandidatin demokrat për kryetar bashkie të qytetit.

“Çdo hebre që voton për Zohran Mamdanin është idiot!”, shkroi presidenti Trump, në një postim në platformën Truth Social.

Mediat e huaja shkruajnë se Zohran Mamdani është një mbështetës i flaktë i kauzës palestineze. Por, qëndrimet e tij ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza kanë zemëruar një pjesë të komunitetit hebraik në metropolin amerikan./Dosja.al

new york donald trump zohran mamdani 

Sondazh

Poll