4 Nëntor 2025, 20:45
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një burrë nga Kalifornia Jugore, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e djalit të tij shtatëmuajsh, është dënuar me më shumë se 30 vite burg. Jake Haro, 32 vjeç u dënua në tetor për vrasjen e qëllimshme të djalit të tij, Emanuel. Pavarësisht kërkimeve, mbetjet e fëmijës nuk janë gjetur ende.
Haro dhe gruaja e tij, Rebecca kishin pohuar se foshnja ishte rrëmbyer. Ata thanë se Rebecca ishte sulmuar dhe kishte humbur ndjenjat, ndërsa po i ndërronte pelenën djalit. Çifti u arrestua disa ditë më vonë në shtëpinë e tyre. Rebecca u thirr për të shpjeguar mospërputhjet në dëshminë e saj.
Mediat e huaja shkruajnë se Haro u dënua me shtatë vite e dy muaj burg për shkelje të lirimit me kusht dhe akuza të tjera, dhe me 25 vite për sulm ndaj një fëmije nën tetë vjeç. Ai u urdhërua gjithashtu të paguante 10,000 dollarë dëmshpërblim. Në vitin 2018, Haro u deklarua fajtor për shkaktimin e lëndimeve të rënda dhe të përhershme vajzës së tij, 10 muajshe. Ai u dënua me gjashtë vjet burgim me kusht, të cilin prokurorët thonë se duhet ta vuajë tani. Rebecca Haro, 41 vjeç është deklaruar e pafajshme dhe po mbahet në paraburgim me një garanci prej 1 milion dollarësh. Ajo duhet të paraqitet në gjykatë në janar./Dosja.al
shba amerikë 30 vite burg
Bota
4 Nëntor 2025, 20:44
M.L
Foto ilustruese
AFRIKA- Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë ushtarë të RSF-së duke ekzekutuar civilë t...
Bota
4 Nëntor 2025, 20:12
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ndihmat ushqimore për miliona amerikanë të varf&eu...
Bota
4 Nëntor 2025, 19:58
E.d
Foto ilustruse
Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë...
Bota
4 Nëntor 2025, 19:34
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Amerikanët do të shkojnë në qendrat e votimit në të gjithë vendin të martën p&...
Bota
4 Nëntor 2025, 17:07
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri thirrje sot hebrenjve të New York të mos votojnë për&n...
Bota
4 Nëntor 2025, 15:37
M.L
Pamje nga vendngjarja
ITALI- "Gjithçka po shembej, u përpoqëm të shpëtonim veten, pastaj nuk mbaj mend asgjë": Me këto...
Bota
4 Nëntor 2025, 14:00
E. D
Dick Cheney
SHBA- Dick Cheney, forca shtytëse mbrapa pushtimit amerikan në Irak më 2003, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Ai...
Bota
4 Nëntor 2025, 10:30
E. D
foto ilustruese
SHBA- Qeveria amerikane do të bëhet aksionare e një kompanie të re që ka specializim procesimin e mineraleve t&eu...
Bota
4 Nëntor 2025, 08:46
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara Amerikës nuk do të marrin pjesë të përfaqësuar nga zyrtarë të lartë...
Bota
4 Nëntor 2025, 08:38
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt ka njoftuar më shumë riatdhesime si pjesë t&...