Bota

Shembja e kullës në Romë! Dëshmia tronditëse e punëtorit të plagosur: Gjithçka u shemb, u përpoqëm të shpëtonim veten, pastaj...

Punëtori i plagosur po trajtohet në spitalin San Giovanni Addolorata me lëndime në kokë, hundë të thyer dhe një hematomë të madhe në zonën temporale të majtë.

4 Nëntor 2025, 15:37 Nga M.L
Shembja e kullës në Romë! Dëshmia tronditëse e
Pamje nga vendngjarja

ITALI- "Gjithçka po shembej, u përpoqëm të shpëtonim veten, pastaj nuk mbaj mend asgjë": Me këto fjalë, 64-vjeçari Gaetano La Manna u përshkroi shpëtimtarëve sekondat para se të bllokohej në rrënojat e Torre dei Conti  në Romën qendrore.

Punëtori i plagosur po trajtohet në spitalin San Giovanni Addolorata me lëndime në kokë, hundë të thyer dhe një hematomë të madhe në zonën temporale të majtë. Ai është në gjendje të qëndrueshme dhe ende nuk është informuar për vdekjen e kolegut të tij, 66-vjeçarit Octave Stroici.

La Mana përshkroi se si ai dhe kolegët e tij po punonin në skela në kohën e incidentit.

"Dëgjuam një zhurmë të çuditshme dhe pamë pluhur që ngrihej nga zona pranë ashensorit", tha ai. "Filluam të vraponim poshtë, por gjithçka dridhej. Kur mbërritëm në katin e dytë, ndodhi shembja. Që nga ajo kohë, nuk mbaj mend asgjë."

Stroici, 66 vjeç, ishte me origjinë nga Suceava, Rumani, dhe kishte jetuar në Itali për vite me radhë me gruan e tij. Ajo ishte në vendin e aksidentit dhe vëzhgoi përpjekjet frenetike të ekipeve të shpëtimit. Dy punëtorë të tjerë rumunë, miq dhe kolegë, mbijetuan me lëndime të lehta.

"E gjitha ndodhi brenda pak sekondash", tha njëri prej tyre. "Një re e madhe pluhuri na mbështolli, ndërsa copa të murit po binin kudo. Mendova vetëm të dilja që andej. Pashë një tub uji nga një ballkon dhe kisha ndërmend të zbrisja, por për fat të mirë zjarrfikësit na shpëtuan." 

Hetimet për shkaqet e shembjes janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë nëse ka pasur dështime në ndërtim apo përkeqësim të monumentit historik.

shembja e kulles ne rome

Sondazh

Poll