Aktualitet

Shpërthim me TRITOL gjatë natës në një biznes në Kuçovë/ Lënda plasëse ishte vendosur tek dera

Blutë bëjnë me dije se lënde plasëse ishte e vendosur pranë derës së biznesit dhe si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale.

4 Nëntor 2025, 09:16 Nga E. D
Shpërthim me TRITOL gjatë natës në një biznes
foto ilustruese

KUÇOVË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në një biznes në pronësi të shtetasit G. S. Blutë bëjnë me dije se lënde plasëse ishte e vendosur pranë derës së biznesit dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Kuçovë/Informacion paraprak. Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

policia shpërthim me tritol kuçovë

Sondazh

Poll