Politike

Qeveria miraton projektbuxhetin e vitit 2026! Priten diskutime në Kuvend më 19 nëntor

Bëhet me dije se të mërkurën, gjatë Konferencës së Kryetarëve, do të përcaktohet axhenda për shqyrtimin e projektbuxhetit në komisionet përkatëse.

3 Nëntor 2025, 18:54 Nga M.L
Qeveria miraton projektbuxhetin e vitit 2026! Priten diskutime në Kuvend
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria ka dhënë dritën jeshile për projektbuxhetin e vitit 2026 në mbledhjen e saj të sotme të pasdites. Dokumenti financiar pritet t’i dorëzohet Kuvendit, ku do të nisë procesi i shqyrtimit dhe diskutimit parlamentar. Bëhet me dije se të mërkurën, gjatë Konferencës së Kryetarëve, do të përcaktohet axhenda për shqyrtimin e projektbuxhetit në komisionet përkatëse.

Sipas kalendarit të parashikuar, debati në parim për projektbuxhetin do të zhvillohet më 19 nëntor, ndërsa diskutimi nen për nen në seancë plenare është planifikuar për datën 11 dhjetor. Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 9 miliardë euro./ Dosja.al

projketbuxheti 2026 qeveria shqiptare

Sondazh

Poll