Sport

Klauzola e çuditshme e Luciano Spallettit me Juventusin që zbuluan mediat italiane...

Bardhezinjtë me sa duket kanë marrë një ekspert të futbollit Italian, siç konsiderohet Luciano Spalletti.

2 Nëntor 2025, 18:15 Nga DOSJA

Klauzola e çuditshme e Luciano Spallettit me Juventusin që zbuluan

ITALI - Ai u emërua ditën e enjte dhe në këtë fundjavë, pikërisht dje, në ndeshjen e tij debutuese në stolin e “Zonjës së Vjetër”, arriti të marrë edhe 3 pikët e para pas fitores 2-1 përballë Cremoneses.

Gjithsesi kontrata e tij që ka firmosur me bardhezinjtë është deri në fund të këtij sezoni dhe skadon në qershor dhe siç u tha publikisht me një opsion për t’u rinovuar edhe për dy vite të tjera. Gjithsesi objektivi dhe arritja e shtyrjes së kontrate është arritja në zonën e Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë mediat italiane kanë zbuluar një klauzolë disi të çuditshme dhe jo shumë të sigurtë për trajnerin e ri. Sipas tyre klauzola e shtyrjes së kontratës edhe për dy vite të tjera është një opsion që e saktëson vetëm klubi, pra nuk ka një objektiv fiks dhe që aktivizohet automatikisht siç u përmend me plotësimin e objektivit të vënë që është zona e Ligës së Kampioneve.

Një detaj ky që ka bërë të diskutohet shumë për planin emergjent që kanë zgjedhur drejtuesit bardhezi, duke mos menduar për shumë gjatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll