Sport

SOLIDARITET/ Dinamo City nesër ndaj Teutës, me mesazhin dhe imazhin e volejbollistes braziliane: “Jo diskriminimit!”

Për shkak të ceremonisë mortore të ish-Kryeministrit të vendit, Fatos Nano dhe shpalljes nga qeveria të 2 nëntorit ditë zie kombëtare, ndeshjet e javës së 10-të të Abissnet Superiores u spostuan për të hënën dhe martën sipas kalendarit, 3 ndeshje ditën e hënë dhe 2 ndeshje ditën e martë më 4 nëntor.

2 Nëntor 2025, 16:17 Nga DOSJA

SOLIDARITET/ Dinamo City nesër ndaj Teutës, me mesazhin dhe imazhin e

TIRANE - Java e shkuar ka qenë e dominuar nga emri i klubit Dinamo, por jo nga ekipi i futbollit, por ai i volejbollit të vajzave, ku sportistja e tyre braziliane Nayara Ferreira ishte kryefjala për shkak të pezullimit pas refuzimit që ajo bëri për kryerjen e testit të gjinisë.

Akuzat e saja për diskriminim i kanë tejkaluar kufijtë e sportit dhe një çështjeje sportive. Në intervistën exclusive që dha për Top Channel të hënën e shkuar, ajo akuzoi drejtpërdrejtë Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe drejtuesit e saj për diskriminim dhe nisur nga kjo, jehona e ngjarjes pati edhe vëmendje ndërkombëtare.

Gjithsesi në solidaritet me të duke se është edhe ekipi i futbollit Dinamo City, që i bashkon vetëm emri me ekipin e volejbollit, pasi kanë administrime të ndryshme.

Mbrëmjen e nesërme ata do të luajnë në “Elbasan Arena” përballë Teutës në orën 17:00 dhe në prezantimin e tyre në fushë, përpara ndeshjes me sa duket, blutë e kryeqytetit kanë vendosur të japin një mesazh kundër diskriminimit, duke veshur këtë fanellë, me imazhin e volejbollistes braziliane të ekipit të vajzave të Dinamos së volejbollit dhe me nënshkrimin “Jo diskriminimit!”.

SOLIDARITET/ Dinamo City nesër ndaj Teutës, me mesazhin dhe imazhin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll