Sport

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Arbër Hoxha, shënon një super gol dhe ngjit Dinamo Zagrebin në krye të renditjes…

Për Arbër Hoxhën, ky është goli i tretë në Kroaci për këtë sezon, teksa numëron edhe dy asiste.

2 Nëntor 2025, 16:45 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Arbër Hoxha, shënon një

KROACI - Arbër Hoxha ka kalon një formë të shkëlqyer në Kroaci, në skuadrën e Dinamo Zagrebit.

Pas supergolit me Kombëtaren kuqezi, në miqësoren ndaj Jordanisë, sulmuesi ka shënuar një tjetër “perlë”.

Hoxha i dha fitoren 2-1 skuadrës së tij të Dinamos ndaj Rijekës, falë një goli të shënuar në minutën e 84-t, pasi rezultati ishte fiksuar në 1-1.

Pas një lëvizje të bukur në anësore, ai lëshoi një gjuajtje të bukur, e cila u ndal në fundin e rrjetës. Ky gol rezultoi vendimtar, për t’i dhënë fitoren Dinamos, e cila pas javës së 12-të ngjitet në krye të renditjes me 25 pikë.

Për Arbër Hoxhën, ky është goli i tretë në Kroaci për këtë sezon, teksa numëron edhe dy asiste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll