Sport

Jehona e paraqitjes së dobët të Yamal në “El Clasico” vazhdon, Barça i kërkon të kufizojë “daljet jashtë fushe”

Performanca e dobët e yllit 18-vjeçar të Barcelonës në humbjen në El Clasico kundër Real Madridit po shkakton ende polemika në Katalonjë.

2 Nëntor 2025, 16:53 Nga DOSJA

Jehona e paraqitjes së dobët të Yamal në “El

SPANJE - Dhe me sa duket ka ardhur dita që Barcelona t’i thotë mjaft “daljeve” jashtë fushe të Lamine Yamal. Performanca e 18-vjeçarit në humbjen në El Clasico ndaj Real Madridit (e cila përfundoi me një përleshje që kërkoi ndërhyrjen e policisë për të qetësuar gjërat) po shkakton ende polemika në Katalonjë.

Pjesërisht për shkak të disa problemeve fizike, performanca e Lamine Yamal nuk ka qenë aq e mirë. Dhe kështu L'Equipe tani po përqendrohet në shpërthimet publike të lojtarit të saj. Ka shumë prej këtyre reagimeve dhe veprimeve, dhe është e pashmangshme që ato ta shpërqendrojnë shumë.

Dy ditë para ndeshjes kundër Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”, të cilën Blaugranat e humbën 2-1 më 26 tetor, komentet e Yamal shkaktuan trazira. Ai foli gjatë një ndeshjeje të Kings League midis ekipit të tij (La Capital FC) dhe ekipit të Ibai Llanos (Porcinos FC), një YouTuber i njohur spanjoll: "Real Madridi vjedh dhe ankohet", tha ai.

Përveç shpërqendrimeve, ka edhe probleme me ijët e Yamal. Barcelona duket qartë se ka shumë besim tek lojtari i saj i talentuar dhe jo më kot i dhanë edhe fanellën me numrin 10-të që në këtë skuadër e kanë mbajtur emrat më të mëdhej jo vetëm të Barcelonës por të gjithë futbollit botëror dhe më i fundit, Lionel Messi.

Megjithatë gjërat nuk po shkojnë sipas planit të tyre dhe drejtuesit e klubit spanjoll me sa duket kanë vendosur ta këshillojnë dhe t’i kufizojnë daljet e tij “jashtë fushës”, të cilat për hir të së vërtetës janë të shumta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll