Politike

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Internacionalja Socialiste: E udhëhoqi vendin në një periudhë të vështirë! Ngushëllimet tona më të sinqerta...

Në një reagim të bërë publik të shtunën në rrjetin social X, organizata ndërkombëtare vlerëson rolin dhe kontributin e Fatos Nanos në zhvillimin e demokracisë shqiptare dhe në drejtimin e forcës politike që ai udhëhoqi për shumë vite.

1 Nëntor 2025, 16:33 Nga M.L
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Internacionalja Socialiste: E
Fatos Nano

TIRANA- Internacionalja Socialiste ka shprehur ngushëllimet e saj për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj, Edi Rama, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano. Në një reagim të bërë publik të shtunën në rrjetin social X, organizata ndërkombëtare vlerëson rolin dhe kontributin e Fatos Nanos në zhvillimin e demokracisë shqiptare dhe në drejtimin e forcës politike që ai udhëhoqi për shumë vite.

Në mesazhin e saj, Internacionalja Socialiste kujton se gjatë drejtimit të Nanos, Partia Socialiste e Shqipërisë u bë anëtare e kësaj organizate, duke forcuar lidhjet me familjen e partive socialdemokrate në mbarë botën.

“Fatos Nano luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Partia Socialiste e Shqipërisë u anëtarësua në Internacionalen Socialiste. Gjatë gjithë jetës, ai u angazhua me guxim në mbrojtje të vlerave demokratike dhe, në vitet 1994–1997, u burgos për bindjet e tij politike. Ai e udhëhoqi vendin në një periudhë të vështirë, duke u përpjekur të ndërtonte një shtet kushtetues e demokratik, si dhe dha një kontribut të rëndësishëm në reformat dhe modernizimin e Partisë Socialiste. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij,” shkruhet në reagim./ Dosja.al

ndarja nga jeta e fatos nanos internacionalja socialiste edi rama

Sondazh

Poll