Aktualitet

TRONDITET Kosova në mesnatë! Qëllohet për vdekje një person në Drenas, policia arreston autorin, sekuestron pistoletën me fishekë

Fillimisht, policia njoftoi se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve, por në raportin 24-orësh, rasti është cilësuar si “vrasje”, duke dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.

2 Nëntor 2025, 09:31 Nga M.L
TRONDITET Kosova në mesnatë! Qëllohet për vdekje një
Foto ilustruese

KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur të shtunën pasdite fshatin Fushticë e Poshtme në Drenas, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një të shtëne me armë zjarri. Fillimisht, policia njoftoi se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve, por në raportin 24-orësh, rasti është cilësuar si “vrasje”, duke dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur më 01.11.2025 rreth orës 13:35, dhe një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës, gjithashtu mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek, që dyshohet të jenë përdorur gjatë incidentit.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për kontroll,” njofton policia./Dosja.al

vrasje ne kosove

Sondazh

Poll