Politike

Ndarja jeta e Fatos Nanos, Agron Gjekmarkaj: Do të kujtohet si figurë themelore në tranzicionin politik

Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shprehet se Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.

1 Nëntor 2025, 11:22 Nga E. D
Ndarja jeta e Fatos Nanos, Agron Gjekmarkaj: Do të kujtohet si figurë
Fatos Nano

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Fatos Nano, i cili humbi betejën me sëmundjen ditën e djeshme pas 24 ditësh në reanimacion. Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shprehet se Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.

Reagimi i Gjekmarkaj:

Mesazh ngushëllimi. Me hidhërim po percillet lajmi i ndarjes nga jeta i ish-Kryeministrit dhe ish-Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Fatos Nano. Në emër tim personal dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.

Z. Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.
Befasia antikonformiste, pranimi i kundershtarit si i tille e jo si armik, fjalori plot nuanca deri ne autoironi, aftësia për të bërë marrveshje e lejuar rrotacionin, vullneti reformues, mbeten vlera udhërrefyese per politiken shqiptare! U prehtë në paqe e ameshim./Dosja.al

fatos nano

Sondazh

Poll