Politike

"Nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona"/ Rama publikon videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku vdiq pas një lufte sfilitëse me sëmundjen

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Nanos, në politikë por dhe në jetën private.

1 Nëntor 2025, 08:08 Nga E. D
"Nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet
Fatos Nano

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një videokartolinë lamtumire për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Nanos, në politikë por dhe në jetën private.

Krah videos, Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. Rama e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”. Kryeministri shkruan gjithashtu se Nano nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe nga vendi i nderit në historinë e familjes socialiste. 

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore./Dosja.al

fatos nano edi rama partia socialiste

Sondazh

Poll