Politike

"Mik i shtrenjtë për mua"/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Ahmetaj: Human, demokrat dhe vizionar

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori.

1 Nëntor 2025, 11:24 Nga E. D
"Mik i shtrenjtë për mua"/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos,
Fatos Nan

TIRANË- Ish zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit socialist, Fatos Nano mesditën e 31 tetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Duke e konsideruar një mik të shtrenjtë të tij, Ahmetaj thotë se Nano, ishte një human, demokrat dhe vizionar.

Reagimi: 

Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie.

Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin dhe dashurinë e tij për "armiqtë", i vetëçarmatosur nga thikat edhe ditën e tij të “Zeusit” të vdekshëm. Human, demokrat dhe vizionar! Mik i shtrenjtë për mua [????] ! U prehsh në paqe!

arben ahmetaj fatos nano

Sondazh

Poll