Politike

Përfaqësuesi i Qeverisë: Projektvendimi i shkarkimit hartohet dhe miratohet nga Kryeministria

I pyetur nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me bazën ligjore dhe praktikën e ndjekur për vendimin e shkarkimit të Veliajt.

31 Tetor 2025, 14:25 Nga DOSJA
Përfaqësuesi i Qeverisë: Projektvendimi i shkarkimit
Herald Jonuzaj

TIRANË- Përfaqësuesi i Qeverisë Herald Jonuzaj ka deklaruar se projektvendimi i shkarkimit të një kryetari Bashkie hartohet dhe miratohet nga Kryeministria. I pyetur nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me bazën ligjore dhe praktikën e ndjekur për vendimin e shkarkimit të Veliajt.

Përfaqësuesi i qeverisë tha se në momentin që u ka mbërritur vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës ishin para dy rrugëve, ose të respektonin ligjin e vitit 2015, ose të respektonin Kushtetutën.

‘Janë dy mënyra për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Projektvendimi i shkarkimit hartohet dhe miratohet nga Kryeministria, jo nga Këshilli Bashkiak. Propozuesit kanë paraqitur argumentat e tyre për arsyen e shkarkimit. Dhe ne kemi vlerësuar këtë propozim dhe kemi marrë vendim në nenin 62. Këshilli i Ministrave nuk është hera e parë që shkarkon një kryetar bashkie”, tha ai./Dosja.al

Sondazh

Poll

Politike 31 Tetor 2025, 14:37 I.A

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Fatos Nano TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nanos ka ndërruar pas disa ditësh në reanimacion. Nano ndodhej prej rreth 30 ditësh...