Politike

"Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri"/ Veliaj lajmëron rezistencë: Me kanë izoluar në një qeli si vrasësit serialë

Ndërkohë që ka deklaruar se mandati i tij si kryetar i bashkisë i është dhënë nga njerëzit dhe askush nuk mund t'ia ndërpresë këtë mandat. 

31 Tetor 2025, 11:30 Nga I.A
"Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lajmëruar rezistencë në lidhje me shkarkimin e tij. Gjatë fjalës në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj ka deklaruars e atë e kanë izoluar në një qeli si vrasësit serialë në burgun e Durrësit. Ndërkohë që ka deklaruar se mandati i tij si kryetar i bashkisë i është dhënë nga njerëzit dhe askush nuk mund t'ia ndërpresë këtë mandat. 

"Me kanë izoluar në një qeli si vrasësit serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave. Ky është një përçmim ndaj votës. Ky është një përçmimi që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës me të drejtën që ma kanë dhënë 165 mijë qytetarë. Nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë që sot po vihet në sprovë. Jemi betuar që ta mbrojmë demokracinë. Ky nuk është mandati im, por një kontratë besëlidhje dhe do bëj gjithçka që ma lejon ligji për ta mbrojtur këtë kontratë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri. Me respekt, pyes çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë?", tha Veliaj./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll